Rama telefonon gruan nga Gjirokastra: Esmeralda, mos e ler burrin të dalë nga shtëpia

Kryeministri Edi Rama ka nisur një formë të re komunikimi me qytetarët.

Ai telefonon ata që shkruajnë tek platforma Shqiperiaqeduam.al

Mbrëmjen e sotme Rama telefonoi edhe një grua nga Picari, që banon në Gjirokastër. “Si është Picari, mirë është Picari”, iu drejtua Rama gruas së quajtur Esmeralda.

Ajo iu ankua Kryeministrit për gjendjen ekonomike. Bashkëshorti tha ajo është papunë dhe i sapokthyer nga Greqia.

“Mos lëviz nga vendi dhe burrin mos e ler të dali jashtë”, i tha Rama-Esmeraldës. Sipas kryeministrit gruas do t’i ofrohet nesër ndihmë nga Bashkia Gjirokastër. Shihni videon më poshtë.

#EdiJam????

Posted by Edi Rama on Thursday, March 26, 2020