Rama: Sa më fort të shtrëngohemi dhe rezistojmë, aq më pak viktima e plagë të rënda do kemi
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sërish grafikun, ku Shqipëria renditet në vendet që ka pasur më pak viktima nga kornavirusi, dhe për kreun e qeverisë vjen si rezultat të masave shtrënguese.
Ai u bën thirrje qytetarëve që të rezistojnë, si e vetmja formë për të dalë më me pak pasoja nga kjo luftë.
“Rezistojmë, rezistojmë, rezistojmë. Sa më fort të shtrëngohemi dhe rezistojmë sot, aq më e butë do jetë ngjitja e shigjetës së kuqe, aq më pak viktima e plagë të rënda do te kemi dhe aq më shpejt mund të fillojmë të dalim, pak nga pak, nga ky rrethim i hekurt në mbrojtje”, shkruan Rama.