Rama për Çeljen e Negociatave: Më në fund flamuri i Gjergj Kastriotit do valëvitet i barabartë

Kryeministri Rama ka dalë në një lidhje live nga kryeministria për të folur në lidhje me lajmin e mirë që morëm ditën e sotme ku BE vendosi që të çelë negociatat me Shqipërinë dhe MEV.

Rama:

Për atë zot u bënë bajat shty e shty, por ne nuk lodhemi. Shqipëria nuk ka për të humbur asnjë betejë dhe asnjë luftë. Dera e BE u hap në një kohë kur dyert tona janë të mbyllura.

Ky i sotmi është një lajm i bukur edhe pse i vonuar, jo për shkakun tonë.

Sidoqoftë nuk jemi vonuar asnjë ditë duke i bërë detyrat e shtëpisë, po njësoj do vazhdojmë po njësoj do ti bëjmë detyrat e shtëpisë.

Jo se na e kërkojnë ata, por se është amaneti i të parëve.

Më në fund fëmijët tanë do të luajnë në të njëjtin kopsht me fëmijët e Europës.

Më në fund eshtrat e rilindësve tanë do të prehen të qeta.

Më në fund do të valëvitet i barabartë flamuri Kuq e Zi i Gjergj Kastriotit.

Nuk do të bënim festë edhe po të na gjente në kohë paqje.

“Sot kam dhënë miratimin për dhënien e pagesës mujore për ata që e kanë edhe hallin më të madh, të punësuar apo vetëpunësuar, familje që jetojnë me ndihmë ekonomike, apo të papunë.

Shuma e pagave mujore të deklaruara është 731 milionë lekë të reja nga biznesi i vogël.

Por shpesh herë paga e vetme e deklaruar është ajo e kryefamiljarit në kufijtë e pagës minimale, rruga e shkurtër do të ishte, dakord po i japim kryefamiljarit pagën e deklaruar nga ai vetë dhe jemi në rregull me regjistrin e pagave të deklaruara nga biznesi i vogël, 710 mln lekë.

Por ka një shprehje të bukur populli, i takon me ligj dhe me zakon, e dimë se ka shumë familje të vetëpunësuara, ku kryefamiljari deklaron pagën e tij, por gruan e deklaron të punësuar pa pagë.

Mirë ligji, po zakoni. Jemi një familje e madhe. Nuk mund të mjaftohemi me artimetikën e numrit.

Ne do të shkojmë përtej këtij numri, që të gjitha qelizat familjare të këtij vendi, që nuk po funksionojnë që të mos u mungojë, jo e gjitha ajo që kanë në kohë paqeje, por ajo që mund të bëjmë.

Ne do ia japin edhe gruas së atij kryefamiljari, pagën e luftës. Në këtë mënyrë cdo i regjistruar me apo pa pagë si i vetëpunësuar nga familja, do të marrë një pagë lufte dhe shuma 710 mln lekë të reja të deklaruara nga ata që e kanë mbyllur biznesin do të bëhet 1.57 mld lekë të reja, do të japim dyfishin e shumës së deklaruar.

Duke kompensuar të gjithë të punësuar apo vetëpunësuarit në një biznes të vogël që nuk punojnë për shkak të luftës. 60440 persona janë këta  që nuk do i lëmë vetëm” shkruan Rama.