Rama: Kjo është një javë zjarri, po hyjmë në fazën më dramatike të luftës

Kryeministri Edi Rama doli video-mesazh për shqiptarët nga zyra e tij në kryeministri.

“Kjo mortje që ka sulmuar botën synon më të moshuarit dhe më të dobëtit fizikisht mes nesh, pro as të rinjtë nuk janë 100% të paprekshëm. Mos luani me zjarrin ju lutem.

Do humbasim njerëz, nuk e di se sa, askush nuk e di askund, por nuk duhet në asnjë mënyrë të humbasim një mal me njerëz, kurrën e kurrës, dhe këtë e kemi në dorë ne, duke bërë durim.

Mos rrini grumbull por në distancën të paktën 1 metër pas kurrizit të njëri-tjetrit.Kush e ka menduar se kjo luftë do të kalojë pa humbje jete e ka menduar gabim. Virusi do të prekë secilin prej nesh, çfarëdo të bëjmë ne.

Gjithçka bëjmë ne ka shumë rëndësi, duke u disiplinuar maksimalisht e ngadalësojmë përhapjen e armikut.

Duhet të dalim nga kjo luftë me kokën lart jo duke numër qindra e mijëra të vdekur, larg qoftë.

Mos prekni fytyrën pa larë duart, mbajini në distancë të moshuarit t’i përqafoni fort ditën e çlirimit jo t’i qani me lot e mos t’i bëni dot varrimin.

Ata që shkojnë në punë të rrinë distancë 1 metër, mos të prekin fytyrën pa i larë duart pasi kanë prekur gjëra të tjera”, tha Rama.

???? KJO ËSHTË NJË JAVË ZJARRI DHE HYJMË NË FAZËN MË DRAMATIKE TË LUFTËS, KU DUHET TË BËJMË ÇMOS TË GJITHË BASHKË, PËR TË ULUR SA TË JETË E MUNDUR HUMBJET E JETËVE DHE VUAJTJET E MËDHA QË SJELL KY ARMIK I EGËR! REZISTENCË????????REZISTENCË????????REZISTENCË!

Posted by Edi Rama on Monday, March 23, 2020