Policia iu merr çelësat e makinave 6 të “pabindurve” në Vlorë

Edhe në qytetin e Vlorës disa qytetarë nuk i janë bindur urdhrit për të mos lëvizur me automjete pa autorizimin e lëshuar nga Policia e Shtetit.

 

Deri më tani, 6 automjete janë bllokuar nga uniformat blu në Vlorë.

Sipas shefit te qarkullimit, drejtuesve të makinave që e kanë thyer masën e vendosur nga qeveria, iu është kërkuar të parkojnë mjetet dhe merren çelësat.

 

Qarkullimi i automjeteve nuk do të lejohet deri të dielën në mesnatë në 8 qarqe të vendit.

 

Pavarësisht 6 të ndaluarve, Vlora shafqet këtë të premte e zbrazur.

Siç shihet edhe nga pamjet, qytetarët i janë përgjigjur masivisht thirrjes së qeverisë për të qëndruar në shtëpi, gjithashtu edhe subjektet kanë mbyllur aktivitetin.