Ndalimi i lëvizjes, 165 këmbësorë të gjobitur me 10 mijë lekë të reja, ja çfarë ndodh në Gjirokastër
165 këmbësorë janë ndëshkuar nga Policia e Shtetit me një gjobë prej 10 mijë lekë të reja pasi nuk kanë respetuar oraret e kufizuara të lëvizjes.
Në një njoftim të shpërndarë këtë mesditë, PSH sqaron se oraret duhen respektuar nga të gjithë, dhe se vijon puna për të parandaluar shkeljet.
Bashkëngjitur me njoftimin, policia ka shpërndarë edhe një video, ku efektivët iu shpjegojnë qytetarëve oraret e lejuara të lëvizjes, që janë nga ora 06:00 deri në 10:00 të mëngjesit dhe 16:00 deri në 18:00 të pasdites.
Njoftimi i plotë:
Policia e Shtetit Respektimi i masave kufizuese, në të mirë të vetes dhe të njerëzve përreth.
Në zbatim të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në të gjithë territorin e vendit, shërbimet e Policisë së Shtetit kanë ushtruar dhe vijojnë të ushtrojnë kontrolle për zbatimin e një prej masave kufizuese, asaj të kufizimit të daljes vetëm në fashat orare 06:00 – 10:00 dhe 16:00 –18:00, për të gjithë qytetarët.
Në të gjithë vendin, prej orës 10:00 deri në këto momente janë ndëshkuar me masë administrative me vlerën 10.000 lekë secila, 165 shtetas, të cilët nuk kanë respektuar oraret kufizuese.
Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që secili të kontribuojë për të parandaluar përhapjen e COVID-19, duke respektuar me rigorozitet masat kufizuese të ndërmarra për këtë qëllim.
Policia e Shtetit Respektimi i masave kufizuese, në të mirë të vetes dhe të njerëzve përreth.Në zbatim të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së COVID-19, në të gjithë territorin e vendit, shërbimet e Policisë së Shtetit kanë ushtruar dhe vijojnë të ushtrojnë kontrolle për zbatimin e një prej masave kufizuese, asaj të kufizimit të daljes vetëm në fashat orare 06:00 – 10:00 dhe 16:00 –18:00, për të gjithë qytetarët. Në të gjithë vendin, prej orës 10:00 deri në këto momente janë ndëshkuar me masë administrative me vlerën 10.000 lekë secila, 165 shtetas, të cilët nuk kanë respektuar oraret kufizuese.Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që secili të kontribuojë për të parandaluar përhapjen e COVID-19, duke respektuar me rigorozitet masat kufizuese të ndërmarra për këtë qëllim.
Posted by Policia e Shtetit on Thursday, March 19, 2020