Moti i keq, ARRSH informon për gjendjen e akseve rrugore: Ja ku ka patur rrëshqitje dherash

Autoriteti Rrugor Shqiptarë me anë të një njoftimi për mediat ka informuar situatën në lidhje me qarkullimin rrugor në disa akse të rëndësishme të vendit pas reshjeve të dëborës dhe shirave të dendur gjatë natës.

ARRSH njofton se për shkak të rrëshqitjeve të dherave ka pasur probleme në qarkullimin e makinave por më pas rrugët janë pastruar.

Në fund ARRSH bënë edhe një apel për drejtuesit e makinave duke thënë  duhet të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

“????Gjatë natës ka patur reshje bore ???? dhe reshje me intensitet të lartë shiu ???? në veri dhe jug të vendit.
Reshje bore ka pasur në Q. Mali-Fierzë, B.Curri-Valbonë, pjesët fundore të akseve U. Cerenecit- Steblevë, dhe Kuben-Vasije.
????Qarkullimi vazhdon normalisht, pa zinxhirë, në të gjithë rajonin e veriut.
Në segmentin Fushë Studë-Steblevë ka rreth 5-7cm dëborë, por nuk ka probleme me qarkullimin.
⚠Për shkak të reshjeve të dendura të shiut ka pasur rënie gurësh dhe rënie dherash në akset rrugore:
Në aksin Berat-Çorovodë, që ka sjellë vështirësi në qarkullim për disa minuta, aktualisht rruga është pastruar dhe qarkullimi kryhet pa probleme.
????Drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm pasi mund të ketë përsëri rënie gurësh për shkak të reshjeve.
Në km 12 të aksit Maliq-Lozhanë pati rënie të një masivi dherash dhe pemesh, të cilën kontraktorët e mirëmbajtjes e pastruan dhe tani qarkullimi vazhdon normalisht.
Në aksin Çorovodë-Hambull pati rënie guresh, u pastruan nga kontraktori???? qarkullimi vazhdon normalisht.
????Në akin Këlcyrë-Përmet pati dalje të disa përenjve anësorë duke sjellë në rrugë dhera dhe gurë, aksi u pastrua nga kontraktori, qarkullimi vazhdon normalisht.
Drejtuesit e mjeteve duhet të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështisë në rrugë????, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.” shkruan ARRSH.