Masat ndaj koronavirusit, Adrian Gurma mbledh drejtuesit e institucioneve vendore

Në Sarandë kryetari i Bashkisë, Adrian Gurma, ka mbledhur drejtuesit e institucioneve vendore, për masat e marra deri tani, për hapat e mëtejshëm në luftën për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Postimi i plotë i Adrian Gurmës.

Me drejtuesit e institucioneve vendore diskutuam për masat e marra deri tani, për hapat e mëtejshëm në luftën për parandalimin e përhapjes së koronavirusit dhe gatishmërinë e institucioneve për përballimin e situatës së krijuar.

Sensibilizim i qytetarëve mbi :

Respektimin e rregullave të higjenës të publikuara nga MSH.

Karantinë për personat e dyshuar si dhe njoftim në numrin e emergjencës 127.

Shmangie e hapësirave publike.

Minimizim i frekuentimit të transportit publik dhe njësive të shërbimit.

Situatën e krijuar ta vlerësojmë seriozisht dhe të shmangim panikun.

#Sëbashkudotiadalim????????

/Sarandanews/