Koronavirusi, Greqia regjistron viktimën e parë nga infeksioni, 99 të prekur nga sëmundja

Në Greqi, Ministri i Shëndetësisë  ka njoftuar për viktimën e parë të regjistruar nga infeksioni i koronavirusit.

Ai është një 66-vjeçar me patologji të mëparshme, i shtruar në spital në 2 mars në një spital në Patras, ku u intubua katër ditë më vonë.

Në fund të shkurtit, burri ishte kthyer nga një ushëtim në Izrael dhe Egjipt. Që nga dje, në buletinin zyrtar në Greqi flitej për 99 raste të konfirmuara të infektimit.

Ndërkohë, autoritetet greke kanë vendosur një traget në karantinë paraprake, ku një anëtar i ekuipazhit nuk ndihej mirë dhe ishte nisur për kontrolle të mëtejshme.

Sipas raporteve të mediave lokale, ka 341 persona dhe 77 anëtarë të ekuipazhit në bordin e anijes së ankoruar në portin e Lemnos.