Koronavirus, vijojnë kontrollet në portin e Sarandës
Edhe gjatë ditës së sotme kanë vijuar kontrollet në të gjitha pikat kufitare të Shqipërisë për rastet e dyshuara me Koronavirus.
Kontrolle për raste me Koronavirus janë kryer edhe në Sarandë.
Burime për Sarandanews kanë bërë të ditur se gjatë kontrolleve në Portin e Sarandës, asnjë person i ardhur nuk ka rezutuar pozitiv.
Deri më tani në Shqipëri nuk ka asnjë person të prekur nga ky virus. /Sarandanews/