Ish- deputeti i Sarandës, bën politikë me koronavirusin: Qeveria nuk ka një plan për të ofruar ndihmë financiare
Ish- deputeti i Sarandës, Koço Kokëdhima, kërkon të bëjë politikë në këto kohë të vështira që po kalojnë të gjithë për shkak të koronavirusit.
Kokëdhima shkruan se dhjetra mijëra punëtorë të industrisë dhe shërbimeve rrezikojnë që të mos paguhen për kohën që do të rrinë pa punë, ndërsa qeveria ende nuk ka një plan për të ofruar ndihmë financiare, apo ushqimore.
“Dhjetra mijëra punëtorë të industrisë dhe shërbimeve janë të detyruar që të rrinë në shtëpi, për shkak të rrezikut nga coronavirusi.
Por ata rrezikojnë që të mos paguhen për kohën që do të rrinë pa punë, ndërsa qeveria ende nuk ka një plan për të ofruar ndihmë financiare, apo ushqimore.
Më e rëndë bëhet gjendja për qindra mijëra pensionistë të vetmuar, apo dhjetra mijëra qytetarë që marrin ndhma ekonomike dhe të paaftësisë për punë.
Përballë kësaj panorame të trishtë, u bëj thirrje atyre që kanë mundësi ekonomike, veçanërisht anëtarëve dhe simpatizantëve të partisë ‘Zgjidhja’, që të ndajnë diçka nga vetja për ata që janë në pamundësi ekonomike dhe luftojnë për mbijetesë.
Këto ditë të vështira, le të shërbejnë për humanizëm dhe solidaritet”, shkruan Kokëdhima. /Sarandanews/