Hariz Mema udhëheq demokratët e Sarandës, konfirmohet pjesmarrja në manifestimin e Metës
Partia Demokratime e degës së Sarandës pritet që nesër të jenë në manifestimin e thirrur nga Presidenti, Ilir Meta.
Përmes postimeve në faqet zyrtare, PD-ja Sarandës ka publikuar mesazhin e sekretarit Gazmend Bardhi.
“Kushtetuta është marrëveshja më e rëndësishme e një shoqërie që garanton bashkëjetesën tonë.
Kur shkelet Kushtetuta, bie shteti, bie demokracia, cenohen të drejtat e njerëzve. Çdo qytetar duhet të reagojë.
I ftoj anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike të bashkohen në manifestimin e 2 Marsit, në mbrojtje të Kushtetutës, në orën 17:00, në Bulevardin Dëshmorët e Kombit”, shkruan Bardhi në postimin e tij.
Sarandanews ka mësuar se demokratët e Sarandës do të udhëhiqen nesër drejt Tiranës nga kryetari i tyre Hariz Mema. /Sarandanews/