FOTOT/ Koronavirusi, mbyllen lokalet në Përmet
Edhe pse vendimi i qeverisë kërkonte mbyllje të lokaleve dhe restoranteve në Tiranë e Durrës fillimisht, për t’u mbrojtur nga koronavirusi, edhe në Përmet janë mbyllur përkohësisht baret sapo të kalojë situata emergjente.
Siç shihet nga fotot e më poshtme lokalet në qendër të qytetit janë të gjitha të mbyllura.
“Të gjithë jemi të vetëdijshëm për seriozitetin dhe përmasat mbarëbotërore që ka marrë epidemia e virusit COVID-19.
Situata e ndjeshme e virusit ka bërë që dyert e disa bizneseve edhe në qytetin tonë të qëndrojnë mbyllur deri në përmirësim të situatës.
Bashkia Përmet ju falenderon për sensibilizimin për këtë çështje të ndjeshme.
Ta menaxhojmë së bashku këtë situatë.
#FrikëJoKujdesPo”, shkruan Bashkia Përmet. /Sarandanews/