“Do përballen me sanksione të rënda”/ Rama: Nga nesër lokalet mbyllen në gjithë Shqipërinë

Përmes një postimi të pak minuatve më parë në Facebook, kryeministri i vendit, Edi Rama ka bërë me dijeni disa nga masat që do të ndërmerren dhe që duhet të ndërmerren në vazhdimësi të përpjekjes për frenimin e përhapjes së mëtejshme të koronavirusit në Shqipëri.

Teksa lajmëron se nga nesër lokalet mbyllen në gjithë Shqipërinë, Rama u bën apel kompanive prodhuese të sigurojnë standardet e nevojshme, përndryshe do përballen me sanksione të rënda.

???? TË GJITHA KOMPANITË PRODHUESE DUHET TË SIGUROJNË AUTOBUSËT E TRANSPORTIT TË PUNONJËSVE DHE AKREDITIMIN E TYRE (SI EDHE AKREDITIMIN E AUTOMJETEVE PRIVATE TË PERSONELIT) NË ADRESËN:

[email protected]

DHE PËR ÇDO SQARIM TË NEVOJSHËM MBI PROCEDURËN, DUHET TË TELEFONOJNË POLICINË E SHTETIT NË NUMRAT:

0694122223

0694122224

???? TË GJITHA KOMPANITË DUHET TË SIGUROJNË STANDARTET E SIGURISË KUNDËR PËRHAPJES SË EPIDEMISË NË MJEDISET E TYRE TË PUNËS. NË TË KUNDËRT DO TË PËRBALLEN ME SANKSIONE TË RËNDA

???? NGA NESËR NË 06.00 TË MËNGJESIT LOKALET DHE MJEDISET E TJERA TË MBYLLURA FILLIMISHT NË QARQET TR/DR DHE SOT NË QARQET SHKODËR, LEZHË, ELBASAN, FIER DHE VLORË, DO TË MBYLLEN NË TË GJITHË SHQIPËRINË

???? LËVIZJET E PAAUTORIZUARA ME AUTOMJET TË KUJTDO QË NUK KA NJË ARSYE PUNE, SIPAS KATEGORIVE TË FUNKSIONEVE SHTETËRORE APO SHËRBIMEVE PRIVATE TË AUTORIZUARA, DO TË DËNOHEN ME HEQJE TË PATENTËS 3 VJET DHE SEKUESTRIM TË AUTOMJETIT!

???? FRIKË ASPAK, KUJDES PO!