Deputeti i Sarandës falenderon mjekun Arjan Harxhi: Po bën një punë heroike
Deputeti i Sarandës, Alket Hyseni, përmes një mesazhi ka falenderuar të gjithë mjekët dhe infermierët, për punën që po kryejnë në këto momente të vështira që po kalon vendi jonë.
Hyseni falenderon në veçanti mjekun infeksionist, Arjan Harxhin.
“Mund të them pa rezervë se Profesor Arjan Harxhi është mjeku infeksionist më i mirë që sot ka Shqipëria, por edhe një njeri i mrekullueshëm dhe qytetar model e patrioti shkëlqyer.
Jam krenar që e kam mik dhe gjej rastin të shpreh mirënjohjen pafund për punën heroike që ai bën këto ditë, së bashku me koleget dhe kolegët e tij, me inferimierët, laborantët dhe stafet mbështetëse.
Me besimin e plotë se doktor Arjani dhe mijëra profesionistët e sistemit shëndetësor në vend, do e fitojnë këtë betejë, ne kemi detyrën t’ju lehtësojmë këte luftë, duke bërë pjesën tonë, të rrimë në shtëpi dhe të mos bëhemi shkak për përhapjen e virusit????.
#TiQëndroNëShtëpi”, shkruan Hyseni. /Sarandanews/