CV-ja skandaloze e deputetit nga Saranda, nga fshehja e dënimit tek ndryshimi i emrit

Kostaq Papa me orgjinë nga Saranda është një prej deputetëve të opozitës parlamentare, i cili ka hyrë në Parlament nga lista e Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës dhe njëkohësisht është edhe kreu i Partisë Emigracioni Shqiptar.

Emri i tij mbahet mend për cv skandaloze. Te eksperiencat në punë, deputeti shkruan: “Konsulent juridik ndërkombëtar; Koordinator universitar; Drejtues në institucionet e shoqërisë civile.” Asnjë e dhënë më shumë në CV-në e deputetit. As institucionet ku ka punuar dhe as periudha.

Në pjesën e aktiviteteve shoqërore e politike, deputeti shkruan: “Në institucione kombëtare e mbarëkombëtare e ndërkombëtare.”

Gjithsesi deputeti Kostaq Papa nuk mbaron këtu me përshkrimet e tij mjaft interesante. Në formularin e dekriminalizimit Kostaq Papa shkruan se është dënuar në vitin 2006 për veprën penale “Përdorim me keqdashje i thirrjeve telefonike”.

Pikërisht për këtë, sipas Papës, deputeti ka marrë dënim të formës së prerë dhe ka paguar gjobën 50 mijë lekë të reja.

Ndërsa në vitin 2003 është dënuar për ‘shpifje’ nga Gjykata e Durrësit, por në Apel ka marrë pafajsinë.

Për veprën penale “shpifje”.  Ai që bën të ditur se e ka fituar gjyqin në Apelin e Durrësit dhe ka marrë pafajësinë.

Por ajo që bie në sy është fakti se Kostaq Papa i ka fshehur këto dënime në vitin 2017, kur u bë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.

Gjithsesi ajo që bie në sy është se në formularin e dekriminalizimit të plotësuar nga deputeti Kostaq Papa në vitin 2017, ai rezulton i patër. Dënimet e mësipërme, pavarëissht se janë kryer para vitit 2017, Papa i ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit të dorëzuar në vitin 2019, kur i erdhi radha për të hyrë në Parlamentin e Shqipërisë.

Madje në formularin e plotësuar së fundmi, Kostaq Papa ka deklaruar dhe faktin se ka ndryshuar emrin nga “Kostandin” në “Kostaq”.

Ndërkohë ai në përpjekje për të dhënë një mesazh për gratë para 8 marsit, ka rrëfyer se kur kishte para e kaçurrela iu jepte femrave që kishte afër më shumë pije të shtrenjta se ujë.

“Të gjithë duhet të jemi pak xhentelmenë meqë kanë ndodhur disa gjëra në lidhje më fëmrat periudhën e kaluar. Fëmrave duhet t’u kërkojmë ndjesë dhe kur kemi të drejtë. Respekti im është, unë di të kërkoj ndjesë për këdo dhe aq më tepër për fëmrat sepse në rininë time, të gjitha fëmrat që më janë afruar mua kur kisha dhe kaçurelat por kur kisha dhe paratë, kanë pirë më shumë uiski ose pije të mira se sa ujë. Faleminderit”, thotë ai në foltoren e Kuvendit.

Deputeti nga Saranda "çudit" Parlamentin: Kur kisha flokë kaçurele dhe lek më vinin femrat dhe u jepja uiski

Posted by Sarandanews.com on Friday, March 6, 2020