Butrinti nis përgatitjet për ndeshjen kundër Naftëtarit

Butrinti ka pasur një ecuri fantastike në javët e fundit të Kategorisë së Dytë, duke grumbulluar pikët e plota.

Pas fitores së pastër me Tepelenën këtë fundjavë, skuadra sarandiote ka nisur përgatitjet për ndeshjen e javës së 16-të.

Dueli i radhës do të jetë në stadium “Andon Llapa” në Sarandë, kundër ekipit të Naftëtarit të dielën.

Edhe në këtë përballje synimi i skuadrës së Butrinitit do të jetë marrja e pikëve të plota, sfidë e cila do të luhet në orën 15:00

Aktualisht Butrinti mban vendin e katërt në renditje me 29 pikë të grumbulluara, ndërsa Naftëtari pozicionohet në vendin e nentë me 14 pikë. /Sarandanews/