Beri xhiron e rrjeteve sociale, Kostaq Papa në Parlament ka zëvendësuar… Sali Berishën
Po bën xhiron e rrjetit deputeti Kostaq Papa me fjalimin e djeshëm në Kuvend ku tha se kur “fëmrat rrinin me të pinin më shumë uiski sesa ujë”.
Ky deputet është ‘peshqesh’ i listës së Bashës për Tiranën dhe u fut në Kuvend pas djegies së mandatëve nga PD.
Por ky deputet është shumë i njohur për gafat e tij duke nisur që nga CV-ja ku te të dhënat e aktiviteteve politike dhe shoqërore ka shkruar “në institucione kombëtare e mbarëkombëtar e ndërkombëtar”.
I renditur i 45-ti në Tiranë sipas listës së përpiluar nga lideri i PD Lulzim Basha, i cili siç mund ta kujtoni, u mbyll me orë të tëra në zyrë për të nxjerrë në fund një listë aq shumë të kritikuar në 2017-ën.
Papa, me djegien e mandateve të PD-së, ia doli të futet në Kuvend në maj të 2019-ës.
Ai ka zëvendësur ish-kryeministrin Sali Berisha.