VIDEO/ Panairi turizmit në Itali, Leli takohet me kryetarin e Bashkisë së Leçes

Gjatë ditës së tij të dytë në panairin e Turizmit që po zhvillohet në Itali, kreu i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, ka zhvilluar një takim me kryetarin e Bashkisë së Leçes.

Në prononcimin e tij përpara mediave, Leli tha se gjatë këtij panairi janë kaluar prtishmëritë dhe kjo sipas tij vërtetohet nga prezenca e lartë që ka pasur stenda e Vlorës nga turistët dhe nga shumë personalitete.

Leli i ftoi të gjithë turistët që të vijnë Vlorë, pasi është një qytet që të ofron gjithçka.

Ftesën për të vizituar qytetin e Vlorës drejtuar ngrohtësisht atij nga Leli u pranua me entuziazëm nga Salvemini, i cili, megjithë distancën e shkurtër midis dy brigjeve të Adriatikut, pranoi se nuk e njeh qytetin shqiptar.

Kryebashkiaku i Vlorës i ilustroi atij zhvillimin e fortë që po merr qyteti i tij, veçanërisht në drejtimin turistik.

Panairi Turizmit në #Itali, kryetari i #Bashkisë #Vlorë, #Dritan #Leli gjatë diskutimit me kryetarin e Bashkisë së Leçes

Posted by Sarandanews.com on Saturday, February 22, 2020