VIDEO/ Dy investime të reja, Libohova dhe Lazarati do të bëhen me rrjet të ri ujësjellësi
Pas restaurimit të qendrës në kuadër të projektit “Rilindja Urbane”, Libohova përfiton një tjetër investim nga qeveria shqiptare.
Rreth 300 milionë lekë të reja do të përdoren për rrjetin e ri të ujësjellësit.
Gjatë një interviste për Tv Gjirokastra, kryebashkiakja Luiza Mandi thotë se punimet do të nisin së shpejti dhe pritet të zgjasin rreth tre vite.
Në përfundim të investimit garantohet furnizimi 24 orë me ujë i Libohovës, Bulos dhe Hoshtevës.
Investim të ri në rrjetin e ujësjellësit ka përfituar edhe Bashkia Gjirokastër për fshatin Lazarat.