VIDEO/ Atmosferë fantastike nga festa e Karnavaleve në Gjirokastër
Me iniciativën e Bashkisë së Gjirokastrës, është rikthyer festa e karnavaleve, e cila kishte humbur prej më shumë se 60 vitesh në qytetin e gurtë.
Në ditën e parë të festës ka qenë të pranishëm Flamur Golemi, kreu i Bashksë së Gjirokastrës si dhe deputetja e zonës Mirela Kumbaro.
Të pranshëm në ditën e parë ka qenë një numër mjaft i lartë të cilët përmes kostumeve të veshura dhe maskave, kanë krijuar një atmosferë me të vërtetë festive në qendrën muzeale të qytetit aty ku dhe startoi ky event që do të kulmojë nesër me djegijen e dordolecit në mes të qytetit.
Ky aktivitet sipas kryebashkiakut Golemi, ndërmerret në kuadër të aktiviteteve që po ndërmerr Bashkia e Gjirokastrës për rigjallërimin e qytetit.
Deputetja e PS për Qarkun e Gjirokastrës Mirela Kumbaro ka përshëndetur të pranishmit kryesisht fëmijë dhe njëkohësisht premton se Gjirokastra do të shndërrohet këtë vit në qendrën e atraksionit dhe turizmit kombëtar. Karnavalet në Gjirokastër do të jenë aktive për dy ditë rresht.