“Vettingu”, shkarkohet kreu i Gjykatës Administrative të Vlorës
Nuk kanë të ndalur shkarkimet e gjyqtarëve nga sistemi i drejtësisë.
Sot Komisioni i Kualifikimit i njohur si shkalla e parë e “Vettingut”, shkarkoi nga detyra kryetarin e Gjykatës Administrative të Vlorës, Astrit Shema.
Shema ka filluar punë në sistemin e drejtësisë që prej mesit të viteve 90’, si gjyqtar e drejtues Gjykate në Përmet dhe më pas në Gjirokastër e prej vitit 2013 si Kryetar i Gjykatës Administrative të Vlorës.
KPK bëri me dije se ai ishte hetuar vetëm për kriterin e pasurisë, ndërsa gjatë diskutimeve doli që kërkesa të tij të mëparshme, që u përsërit në seancë, për të rihapur hetimet në dy kriteret e tjera, ishin rrëzuar.