“S’jemi të detyruar, por kemi zgjedhur…”, ambasadorja amerikane citon kryeministrin Rama
Përmes disa postimeve të njëpasnjëshme në Twitter, ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka cituar pjesëza të fjalimit të kryeministrit Edi Rama gjatë konferencës së djeshme në Moskë me ministrin e jashtëm rus Sergei Lavrov.
Rama deklaroi se Shqipëria nuk është e detyruar, por ka zgjedhur të jetë në të njëjtën linjë me aleatët e saj si NATO dhe BE.
“Askush nuk na detyron. Ne kemi zgjedhur dhe jemi krenarë që i përkasim asaj familjeje të madhe”, tha Rama.
Më tej shtoi:
“Do ta shënoj në CV-në time që kam korrigjuar dikur Ministrin Lavrov. Nuk është detyrim, është zgjedhje. Ne nuk jemi në të njëjtën linjë me aleatët tanë të mëdhenj me NATO-n ose BE-në, sepse jemi të detyruar ta bëjmë, por sepse kemi zgjedhur. .. ”