Kroçiera ‘gjigande’ britanike do të zbarkojë në brigjet shqiptare
Një kroçiere e mbushur me turistë do të vizitojë së shpejti Portin e Durrësit.
Kroçiera “Spirit of Discovery”, e cila lundron nën flamujt britanikë është i vit prodhimit 2019 dhe ka përmasa gjigande me gjatësi 236.71 metra dhe gjerësi 31.2 metra.
Në njoftimin zyrtar të Drejtorisë së Përgjithshme Detare theksohet se kjo anije do të ketë si destinacion Shqipërinë dhe nuk do të përdoret si pikë kalimi.
Pas diskutimit të teknikaliteteve është arritur në konkluzionin se Porti i Durrësit ka të gjitha kapacitet për të mirëpritur një anije të përmasave të tilla:
“Pas diskutimeve dhe analizës, ndërmjet Kapitenerisë së Portit Durrës, Kompanive të Rimorkimit, Pilotimit, Ormexhimit dhe Agjensise Adetare, u lejua dhe u pranua Njoftimi i Mbërritjes së Krocerës M/V “Spirit of Discovery në daten 09,05,2020 në Portin e Durresit.
Është risi për portin e Durrësit që vjen një kroçierë e cila është prodhuar vetëm përpara një viti.” – shkruhet në njoftim.