Koronavisuri në Itali, Basha: Qeveria të marrë masa serioze, të nisin kontrollet në pikat kufitare

Kreu i PD, Lulzim Basha i bën apel qeverisë që të marri masa serioze dhe të nisin kontrollet në pikat kufitare, pas alarmit për koronavirusin në shtetin fqinj, Itali.

Basha thotë se çdo pikë kontrolli kufitar dhe qendër shëndetësore të pajiset pa asnjë vonesë me personelin dhe aparatet e duhura.

“Për fat të keq në Italinë fqinje janë shënuar viktimat e para nga coronavirus ndërkohë që po rritet numri i të prekurve prej tij.

I kërkoj qeverisë të marrë masa serioze dhe të menjëhershme. I bëj thirrje autoriteteve shëndetësore të nisin kontrollet në pikat kufitare.

Çdo pikë kontrolli kufitar dhe qendër shëndetësore të pajiset pa asnjë vonesë me personelin dhe aparatet e duhura për të evidentuar dhe trajtuar në kohë çdo rast të mundshëm.”- shkruan Basha në twitter.