FOTOT/ Rruga që të çon në Kalanë e Borshit, Gjiknuri dhe Toro inspektojnë punimet
Deputeti i qarkut të Vlorës, Damian Gjiknuri, ka ndjekur sot nga afër punimet që po bëhen për rrugën që të çon në Kalanë e Borshit.
Së bashku me Gjiknurin, ka qenë dhe Kryetari i Bashkisë së Himarës Jorgo Toro, që kanë inspektuar këtë rrugë e cila është pjesë e projektit të Fondit të Zhvillimit.
“Bashkë me Kryetarin e Bashkisë së Himarës Jorgo Goro pamë nga afër punimet që po bëhen për rrugën që të çon në Kalanë e Borshit.
Projekti i Fondit Shqiptar të Zhvillimit do ti japë padiskutim një vlerë të shtuar kësaj zone dhe turizmit”, shkruan Gjiknuri. /Sarandanews/