VIDEO/ Majlinda Qilimi promovon Kështjellën e Delvinës: Ja si e përshkruan udhëtari i njohur osman Evliya Çelebi
Kryebashkiakja Majlinda Qilimi, ka publikuar disa pamje nga Kështjella e Delvinës.
Qilimi ka shpërndarë dhe mesazhin se si ka përshkruar këtë Kështjellë ushtari i njohir osman Evliya Çelebi.
POSTIMI I MAJLINDA QILIMIT.
Me këto pamje nga Kështjella e Delvinës, Ju uroj një të diel të paqtë ????????!
????????Ja si e përshkruan Kështjellën e Delvinës udhëtari i njohur osman Evliya Çelebi, gjatë udhëtimit të tij në Shqipëri ne vitet 1660 – 1670
“…Kështjella e Delvinës ka formë pesëkëndore, e ndërtuar me gurë te fortë në majën e një shkëmbi. Kështjella është e vogël, por nuk ka shoqe për bukurinë e saj. Perimetri i saj arrin ne 600 hapa. Nuk ka fare hendek. Nga lindja ka një portë hekuri. Brenda kështjellës ka tri shtëpi të vogla, të mbuluara me tjegulla, njëra e dizdarit, tjetra e qehajait dhe e treta e imamit. Veç këtyre ka një xhami pa minare, një depo për ushqime, një depo municioni dhe një depo uji…” /Sarandanews.com/
???? Pamje nga Kështjella e #Delvinës #VisitDelvina #pushoshqip ????????
Posted by Sarandanews.com on Sunday, July 19, 2020