DETAJET/ Ja kush është i riu i vrarë sonte në Gjirokastër
Një 32-vjeçar ka humbur jetën në Gjirokastër pasi është goditur disa herë me sende të forta në kokë.
Mësohet se i riu është transportuar në spital por ndërroi jetë. Ai identifikohet si Gjergj Ajmasi.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “Zinxhiria”, kur 32-vjeçari sapo kishte dalë nga një lokal.
Mjekët kanë konstatuar plagë në pjesën e ballit, goditje të cilat dyshohet se i kanë marrë jetën.
Policia ndërkohë ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe autorët e ngjarjes së rëndë.