Miratimi aktit normativ “Anti-KÇK”, Hyseni: Betejë pa kompromis kundër krimit dhe pasurive kriminale
Deputeti i Sarandës, Alket Hyseni, në fjalën e tij në Komisionin e Ligjeve ka përshëndetur miratimin e Aktit Normativ Anti KÇK.
Hyseni shprehet se ky miratim i mazhorancës tregon vullnetin për të vazhduar e thelluar betejën pa kompromis kundër kriminelëve dhe pasurive kriminale.
“Miratimi sot i Aktit Normativ Anti KÇK, si dhe ndryshimeve në ligjin⚖️ për administrimin e pasurive të bllokuara, u krye në një datë memorje të 7 vjetorit të vrasjes në krye të detyrës të Dëshmorit të Atdheut, Kryekomisar Dritan Lamaj.
Është një simbolikë e mirënjohjes sonë për punën dhe vetmohimin e këtyre heronjëve, por edhe si shprehje e vullnetit për të vazhduar e thelluar betejën pa kompromis kundër kriminelëve dhe pasurive kriminale të çdo lloji e forme, brenda dhe jashtë burgjeve, brenda dhe jashtë vendit”, shprehet Hyseni. /Sarandanews/
Miratimi sot i Aktit Normativ Anti KÇK, si dhe ndryshimeve në ligjin⚖️ për administrimin e pasurive të bllokuara, u krye…
Posted by Alket Hyseni on Monday, February 24, 2020