Ambasadori i BE Luigi Soreca viziton Gjirokastrën: Duhet patjeter të rikthehemi se nuk mjaftoka një fundjavë
Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, ka vizituar këtë fundjavë qytetin e Gjiroksatrës.
Në këtë vizitë Soreca shoqërohej nga kryebashkiaku Flamur Golemi dhe nga deputetja e qarkut Mirela Kumbaro.
Përmes një postimi Kumbaro shkruan se pas vizitës ambasadori shprehu dëshirën për tu rikthyer sërish në këtë qytet.
“Kenaqësia e udhërrëfimit është në maksimumin e vet kur e ushtron në Gjirokastër ku sot, me Flamurin, kryetarin e bashkisë dhe Jorin, nënkryetaren e bashkisë, mikpritem dy turistë jo të zakonshëm që ia mbrritën në Qytetin e Gurtë, si dy turistë te zakonshëm, Eeke dhe Luigi????????
Dhe u ndanë nga ne me një fjali: “Duhet patjeter të rikthehemi se nuk mjaftoka një fundjavë”, – shkruan Kumbaro. /Sarandanews.com/
Kenaqësia e udhërrëfimit është në maksimumin e vet kur e ushtron në Gjirokastër ku sot, me Flamurin, kryetarin e…
Posted by Mirela Kumbaro Furxhi on Sunday, July 12, 2020