Financime direkte për industrinë e peshkimit/ Në 5 vitet e fundit u rrit më shumë se në 25 vite së bashku
Pas qendrës së re të mbledhjes e shpërndarjes së peshkut në Shëngjin, po ngrihet një tjetër kantier në Vlorë për tregtimin me shumicë të peshkut në kushte optimale.
Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se “së shpejti do të bëhet edhe rindërtimi i Portit të Peshkimit”.
Ndërkohë, ai tha se “përmes programeve mbështetëse, vijojmë të financojmë direkt industrinë e peshkimit, e cila në 5 vitet e fundit është rritur më shumë se në 25 vitet e mëparshme të marra së bashku”.