TVSH 6% për strukturat hoteliere, Anila Denaj në Sarandë: Bizneset janë optimiste se shifrat e rritjes do të jenë pozitive deri në fund të sezonit

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ka zhvilluar një takim me disa biznese përfaqësuese të sektorit të hotelerisë dhe restoranteve në Sarandë.

Denaj shoqërohej në këtë takim bashkë me Drejtoreshën e Përgjithshme të Tatimeve Delina Ibrahimaj si dhe nga kryebashkiaku Adrian Gurma.

Gjatë fjalës së saj Denaj u shpreh se për Sarandën po diskutohet projekte infrastrukturore për të shfrytëzuar të gjitha kapacitetet jo në një vit post pandemie, por në vitet e ardhshme

“Ky është një vit i vështirë, ne po diskutojmë projekte infrastrukturore për Sarandën për të shfrytëzuar të gjitha kapacitetet jo në një vit post pandemie, por në vitet e ardhshme sepse dhe këto duan kohë dhe vëmendje.

Folëm me kryetarin e bashkisë dhe për pjesën e formalizimit”, tha Denaj.

“Çdo drejtori rajonale tatimore do të ketë rregjistrin e vet siç e ka të biznese dhe do të ketë një xhiro në të cilën në gjykimin tonë, do jetë targeti për biznesin tuaj.

Nëse do të shofim që do të ketë rënie të xhiros do të ju marrim në telefon herën e parë dhe të ju themi: Shiko se po bie”, tha Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve.

“Ju nuk duhet që të bezdiseni që ne mund të ju marrim shpesh në telefon. Të gjitha këto janë sisteme që ju të jeni të lirë nga individët, por brenda sistemit ai informacion të ju thotë: Ju jeni në problematike, keni kaq kohë për ta rregulluar dhe kjo qasje të vijë duke u ndryshuar dhe të mos dukemi sikur vijmë për të ju vendosur gjoba apo për të goditur biznesin”, vijoi Anila Denaj.

Në fund Delina Ibrahimaj tha së për të gjitha strukturat hoteliere TVSH-ja do të jetë 6%.

Diçka e tillë që u prit pozitivisht nga bizneset e qytetit të Sarandës, që thanë se i ka ndihmuar shumë.

Edhe pse në situtatë të pazakontë, shkaktuar nga pandemia, bizneset janë optimiste se shifrat e rritjes do të jenë pozitive deri në fund të sezonit. /Sarandanews.com/

???? #Sarandë – Në turin e komunikimeve të drejtpërdrejta me biznesin, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj…

Posted by Sarandanews.com on Saturday, July 11, 2020