“Na hoqën tabelat greke”/ Kryebashkiaku i Finiqit i ankohet ambasadorit, Zingraf: Më vjen keq…s’duhet të ndodhë më
SARANDË– Kryetari i bashkisë Finiq Kristaq Kiço, i është ankuar ambasadorit gjerman Peter Zingraf për heqjen e tabelave në zonë në gjuhën greke.
Duke përfituar nga vizita e Zingraf në këtë bashki për të prezantuar projektin e GIZ për menaxhimin e mbetjeve, ku nga ana e qeverisë gjermane janë dhuruar për këtë bashki 100 kontenierë dhe një automjet teknologjik, Kiço tha se duhet bërë diçka për këto tabela.
“Do të doja që jashtë kontekstit t’ju shpreh një problematike. Ka disa tabela që janë dy gjuhëshe dhe fatkeqësisht edhe pse para 20 ditësh, Bashkia i rregulloi ato, na i kanë hequr prapë. Janë fshirë. Ne duam të kontribuojmë që të mos ndodhin më këto gjëra,”– thotë Kiço ndër të tjera.
Pas kësaj, deklarate, ambasadori ka shprehur keqardhjen, teksa shton se këto gjëra nuk duhet të ndodhin më.
“Faleminderit, ndjej keqardhje për këtë gjë që ka ndodhur. Raste të tilla që tabelat janë shkatërruar, janë të papranueshme. Krijoni besim dhe bashkëounim me njëri-tjeyrin, që të mos ndodhin më këto gjëra,”- thotë Zingraf ndër të tjera.