Turqit duan Pashalimanin? Yuri Kim jep mesazhin e fortë nga anija luftarake shqiptare: Me rëndësi të dimë kush janë miqtë dhe armiqtë tanë
Ambasadores amerikane Yuri Kim, iu desh vetëm një shëtitje në brigjet shqiptare me anijen luftarake shqiptare P-134 Butrinti, për të kuptuar se baza e Pashalimanit është shumë e lakmuar nga shtete jashtë Shqiëprisë.
“Mund ta kuptoj pse kushdo do të ishte i interesuar tek Pashalimani”.
Kështu u shpreh ajo në një intervistë për gazetarin Sokol Balla, lidhur me zërat se turqit janë të interesuar për bazën detare të Pashalimanit.
Ajo thekson se është me rëndësi të jemi të qartë se kush janë miqtë dhe jo miqtë tanë.
Balla: Edhe kjo është një copëz shumë e rëndësishme e historisë dhe që nga koha e perandorisë otomane, shqiptarët kanë luftuar për të. Dhe, tani duket se turqit e duan përsëri. E keni dëgjuar këtë?
Kim: E di që nëse sheh rrotull, mund ta kuptoj pse kushdo do të ishte i interesuar tek Pashalimani. E dini, mendoj është me shumë rëndësi teksa shohim rrotull në botë, që të kemi një ndjenjë të qartë se kush janë miqtë tanë dhe kush janë jo-miqtë tanë. Dhe gjithçka mund të them është se jemi krenarë të jemi aleatë në NATO me Shqipërinë ashtu siç jemi krenarë të jemi aleatë në NATO me Turqinë.