Mjeku në Sarandë: Për personat që vijnë nga Italia dhe vendet aziatike plotësojmë një formular shtesë! I mbikqyrim për disa kohë
Masa e sigurië dhe kontrolleve për persona të prekur nga koronavirusi janë shtuar edhe në pikën kufitare të Qafë-Botës në Sarandë.
Mjeku thekson se për personat që vijnë nga vendet e prekura plotësohen edhe një formular shtesë, ndërkohë që ekipi i kontrollit mbetet në kontakt me të duke e mbajtur në vëzhgim për disa kohë.
“Pas urdhrit të ministres jemi në Qafë-botë prej orës 6 të mëngjesit. Ne jemi të pranishëm. Bëjmë pyetje dhe bëjmë edhe një matje të temperaturës dhe skedojmë çdo person që kalon me të dhënat, numrin e telefonit. Dje kanë kaluar 233 të huaj dhe 268 është numri i shqiptarëve.
Këto ditë nuk kemi pasur shtetas që vijnë nga Italia. Për njerëzit që vijnë nga Italia dhe vendet aziatike plotësojmë një formular tjetër. Ne i mbajmë një numër kontakti dhe mbetemi gjithmonë në kontakt me këta shtetas”, tregon mjeku.