Dhunon babain, arrestohet personazhi i denoncimit të vajzës nga Saranda për abuzimin seksual
Komisariati i Policisë Sarandë njofton se është arrestuar D. Rruci, personazhi i cili bindi vajzën nga Saranda të kryente denoncimin ndaj Bajram Tushës për abuzim dhe marëdhënie seksuale.
Sipas Policisë, D. Rruci është arrestuar pasi ka dhunuar fizikisht babain e tij.
Denoncimi ndaj 34-vjeçarit është bërë pasditen e djeshme rreth orës 19:00 ku babai i D. Rrucit është paraqitur në Komisariat për denoncuar sipas tij dhunën fizike të ushtruar nga i biri.
Materialet në ngarkim të tij janë referuar në Prokurorinë e Sarandës.