Mbledhja e rradhës e Këshillit Bashkiak Sarandë, ja çfarë u miratua
Përmes komunikimit online, duke respektuar rregullat e evitimit të grumbullimit në mjedise të mbyllura u zhvillua në orën 14.00 të së martës mbledhja e rradhës e këshillit bashkiak.
Në kushtet e shfaqjes së rasteve me Covid-19 edhe në Sarandë, mbledhja e rradhës e Këshillit Bashkiak e kësaj të marte, e drejtuar nga kryetari i Këshillit u zhvillua online nëpërmjet programit zoom.
U shqyrtuan dy projektvendime të propozuara nga strukturat përgjegjëse për ndihmen ekonomike të Bashkisë Sarandë.
1. Ndihma ekonomike nga te ardhurat e Bashkisë për muajin Maj 2020
2. U miratua sistemi i pikëzimit në të cilin përfshihen tri tabela, tabela nr 1 që është për vlerësimin e qytetarëve që aplikojnë për të fituar banesë me kosto të ulët, tabela nr 2 për vlerësimin e aplikantëve që kanë aplikuar për të përfituar nga skema e bonusit të strehimit dhe tabela nr 3 për vlerësimin me pikë për subvecionimin e interesave të kredisë së butë. Miratimi i sistemit të pikëzimit i hap rrugë procesit të shqyrtimit të kërkesave të qytetarëve për të përfituar nga programet për strehim .
3. U miratua rregullorjan për marrdhëniet e Këshillit të Bashkisë Sarandë me publikun dhe median.
Gjithashtu u miratua plani i aktiviteteve të këshillit për periudhën Korrik – Dhjetor 2020.