Më 19 shkurt 1997 studentët e Vlorës hynë në grevë urie, Sali Berisha me dekret presidencial shpall gjendjen e jashtëzakonshme
Më 19 shkurt të vitit 1997, studentët e universitetit Ismail Qemali në Vlorë filluan një grevë urie, duke i thënë ‘Jo’ dhunës shtetërore.
Pesë ditë më vonë, në mbështetje të tyre iu bashkuan edhe studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Mekanike .
Ata kërkonin tre pika që qeveria e asaj kohe me president Sali Berishën dhe ministër të Arsimit Besnik Gjongecaj të plotësonte:
1.Presidenti dhe Parlamenti Shqiptar të analizojnë me përgjegjësi të lartë qytetare gjendjen e krijuar në Vlorë dhe mbarë vendin.
2.Kërkojmë dorëheqjen e Qeverisë si dhe gjetjen e shkaktarëve të dhunës dhe të vrasjeve gjatë manifestimeve paqësore të protestës në mbarë vendin.
3. Bëjmë thirrje për bojkotim të mësimeve të të gjithë stud
entëve të Universiteteve shqiptare në shenjë solidarizimi me studentët e Vlorës.
Fill, pas këtyre kërkesave, me dekret presidencial te Sali Berishes u shpall gjendja e jashtzakonshme.