Restaurohet teatri i Gjirokastrës, punimet nisin brenda kësaj vere
Teatri “Zihni Sako” i Gjirokastrës do të restaurohet. Lajmin e ka bërë me dije kryebashkiaku Flamur Golemi përmes një postimi në faqen e tij në Facebook.
“Një lajm i mirë për Gjirokastrën ???? Brenda verës do të nisim punimet për rikonstruksionin e Teatrit “Zihni Sako”, një investim i mezipritur nga aktorët që kanë një jetë në atë skenë, por edhe nga publiku që i ka ndjekur nga njëra shfaqje në tjetrën. Falë mbështetjes së qeverisë italiane përmes programit IADSA me një fond rreth 43 milionë lekë dhe një pjesë tjetër të buxhetit që do ta vendosë vetë bashkia, në pak kohë do të transformojmë një hapësirë tejet të rëndësishme për jetën kulturore e artistike në Gjirokastër. Mezi pres që të nisim punën dhe ta përfundojmë këtë investim.???? Mirënjohje të veçantë për miqtë tanë të çmueshëm italianë“, shkruan Golemi.
Për këtë investim ka reaguar edhe ish-ministrja e Kulturës dhe njëherazi deputetja e Gjirokastrës, Mirela Kumbaro.
“Urime dhe komplimente Kryetarit te Bashkise Gjirokaster, Flamur Golemi???????????????? Projekti i rehabilitimit te Teatrit “Zihni Sako” gjen mbeshtetje dhe financim per t’u bere realitet! Ja keshtu merr kuptim shprehja #BashkiaQeDuam???? Mirenjohje e falenderim qeverise italiane dhe Ministrise sone te Financave per venien ne dispozicion te ketij fondi nga programi IADSA????????”, shkruan Kumbaro.