Ministri Klosi: 7 milionë turistë nëse nuk do ishte pandemia
Nëse nuk do ishte pandemia gjatë vitit 2020 në Shqipëri do vinin 7 milionë turistë. Këtë e deklaron Blendi Klosi në emisionin HARD TALK NGA ROLAND QAFOKU . Sipas tij të gjitha parashikimet, dhe tendenca ishte që nga 6.4 milionë që ishin vitin e kaluar, kjo shifër të shkonte në 7 milionë.
Politika jonë do jetë e fokusuar në dy aspekte. E para unë i besoj fort rajonit dhe politika e Shqipërisë duhet të jetë që deti dhe bregdeti shqiptar të jetë bregdeti i rajonit.
Ne i kemi të gjitha mundësitë që të zhvillojmë në Shqipëri jo vetëm bregdet se bregdeti është shumë i fuqishëm por bukurinë e bregdetit me bukurinë e Alpeve, me gjithë zonën kulturore që ka Shkodra, Lezha, me zhvillimet e turizmit në zonën e Fierit dhe të Vlorës.
Të jemi realë ne kemi shumë mangësi në kapacitetet akomoduese. Ky vit 2019-2020 shënon një bum investimesh në infrastrukturë. Sikur 2020 të ishte një vit i qetë padyshim ne do shkonim në 7 milion pasaporta të huaja që do vizitonin vendin tonë.
Janari i 2020 shënoi 18% më shumë se janari i 2019. Shkurti shënoi rreth 20% më shumë sesa viti i kaluar. Marsi në javën e parë ishte shumë i mirë. Unë kam bindjen që korriku do jetë fillimi dhe gushti do jetë muaj i mirë./