VIDEO/ Rama publikon pamjet nga bypass-i Vlorës: Transformim epokal për krejt zonën
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij në facebook një video ku tregohet nisja e asfaltimeve në bypass-in e Vlorës.
Rama shkruan se do të jenë 29 kilometër që do t’i bashkëngjiten pjesës tjetër që lidhet me bypass-in e Fierit.
Sipas Ramës, më pas do të vazhdohet me punimet në segmentin Orikum-Dukat dhe së shpejti me tunelin e Llogarasë.
“Ka nisur më në fund edhe asfaltimi në bypass-in e Vlorës
Janë 29 kilometra të cilat do t’i bashkëngjiten pjesës tjetër që lidhet me bypass-in e Fierit, tashmë i përfunduar, për të vazhduar më pas me segmentin e ri Orikum-Dukat (nga Marina në Urën e Shën Elizës) dhe së shpejti edhe me tunelin e Llogarasë, duke bërë të mundur një transformim epokal për krejt zonën, si edhe për Shqipërinë Turistike 2030”, shkruan Rama.