Një tjetër rast pozitiv me Covid-19 në Sarandë, i moshuari në gjëndje të rëndë
Një tjetër rast pozitiv me Covid 19 është konfirmuar ne keto momente ne Sarandë.
Bëhet fjalë për një të moshuar 80 vjeç, i cili është infektuar gjatë kohës që qëndronte në spital në Tiranë, pas një hemoragjie cerebrale. Një natë më parë i është marrë tamponi i cili ka rezultuar pozitiv.
Momentalisht i moshuari po merr mjekim në spitalin e Sarandës, teksa gjendja e tij shëndetësore është e rënduar.