Fshati “Asim Zeneli”, thesari i Gjirokastrës
Gazetarja e Top Channel, Ilnisa Agolli është ritkhyer sërish në jug të vendit.
Kësaj radhe ajo ka përgatitur një emision për fshatin “Asim Zeneli” në Gjirokastër.
Në një pjesë të emisionit ajo shfaqet edhe me kryebashkiakun Flamur Golemi në një fermë me kuaj.
“Me Ilnisën e Top Channel në një bisedë simpatike në Asim Zeneli, fshatin për karshi Gjirokastrës me potenciale të shumta për zhvillimin e agroturizmit.
Për të zgjatur sezonin turistik dhe për të rritur kohën e qëndrimit të vizitorëve në Gjirokastër, pjesë e paketës turistike duhet të jenë doemos edhe zonat rurale. Gjirokastra ka fshatra të mrekullueshëm, me natyrë fantastike, kulinari të pasur dhe plot histori”, shkruan Golemi
Në videon më poshtë mund të shihni emisionin e plotë për fshatin që mban emrin e heroit të luftës, Asim Zeneli.