Rinisin punën linjat e transportit Sarandë-Delvinë
Pas tre muajsh shkëputje, sot transporti publik është i lejuar të fillojë punë, si ai qytetas dhe ndërqytetas.
Të gjithë autobusat dhe urbanet publike janë të lejuar të punojnë sipas protokollit të sigurisë duke zbatuar 13 pika të masave anti COVID-19.
Edhe transporti i udhëtarëve në linjat Sarandë – Delvinë dhe linjat e tjera të fshatrave, ka nisur punën.
Oraret e linjave do të jenë po ato që kanë qenë përpara ndërprerjes së punës si shkak i pandemisë.
Ndërkohë, autobusat e linjave interurbane në Sarandë kanë refuzuar të fillojnë aktivitetin e tyre.
Linjat nga Saranda drejt Tiranës dhe qyteteve të tjera nuk kanë filluar transportin e udhëtarëve, duke kërkuar nga qeveria plotësimin e kërkesave të tyre, të paraqitura më herët nga Shoqata e Autobusëve të Linjave Interurbane.