Mblidhen strukturat e PS-së për qarkun Vlorë, Gjiknuri: Fitojmë mandatin e tretë
Strukturat drejtuese të Partisë Socialiste të Qarkut Vlorë kanë zhvilluar ditën e sotme një analizë për ecurinë e deritanishme.
Në mbledhje ishte kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla si dhe kordinatori i qarkut politik për Vlorën Damian Gjiknuri.
Pjesë e mbledhjes ishin gjithashtu dhe kryebashkiaku i Sarandës, Adrian Gurma, ai i Konispolit Shuaip Beqiri, kryebashkiakja e Delvinës Majlind Qilimi si dhe deputeti Alket Hyseni.
Përmes një postimi Gjiknuri u shpreh se PS do të fitojë mandatin e tretë qeverisë.
“Me Taulantin dhe Arbenin zhvilluam sot një takim me strukturat drejtuese të Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës.
Analizuam ecurinë e deritanishme të procesit të ristrukturimit, nevojën për tu përqëndruar gjithnjë e më tepër tek komunikimi dhe bashkëqeverisja me qytetarët.
Mobilizim i të gjitha strukturave partiake me synim përmbushjen e objektivave elektorale në zgjedhjet e ardhshme parlamentare ku Partia Socialiste do të marrë mbështetjen e qytetarëve për një mandat të tretë qeverisës”, shkruan Gjiknuri. /Sarandanews.com/
Me Taulantin dhe Arbenin zhvilluam sot një takim me strukturat drejtuese të Partisë Socialiste në Qarkun e Vlorës….
Posted by Damian Gjiknuri on Tuesday, June 23, 2020