Bypass-i i Vlorës/ Verdho: Jemi në ritmin e duhur, shkurtin e ardhshëm përfundojnë punimet
Punimet për ndërtimin e bypass-it të Vlorës, një investim i cili lehtëson qarkullimin e automjeteve kryesisht gjatë sezonit turistik, duke bërë më të aksesueshëm bregdetin e jugut po vijojnë me ritme të kënaqshme.
Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ergys Vjero bëri të ditur në një intervistë në media, se po punohet me ritme të shpejta.
“U kemi dhënë zgjidhje dy problematikave që pengonin rimet e punimeve në këtë bypass, që lidhen me zgjidhjet teknike që ofronte terreni dhe shpronësimet e banorëve të cilët nuk ishin të pajisur me dokumentet e pronësisë“, tha Verdho.
Verdho bëri të ditur se “jemi në ritmin e duhur dhe në shkurt të vitit 2021 ky bypass do të jetë i përfunduar”.
Ndërkohë, gjatë javës së shkuar ka nisur edhe asfaltimi në një pjesë të mirë të rrugës.
Projekti i bypass-it të Vlorës, me gjatësi prej 29 kilometrash, nis në fundin jugor të autostradës Levan-Vlorë, për të përfunduar në lindje të qytetit të Orikumit ku bashkohet me rrugën nacionale Orikum-Sarandë.