Nëse keni parë shumë foto me një gur të kuq nga Përmeti, ja historia e tij
Ai është një masiv shkëmbor anës Vjosës, 42 metra i lartë dhe 650 metra katror. Përbën një olistolit gëlqeror në masën e flishit oligocenik të zonës tektonike Jonike.
Ai ka formë të veçantë. Guri i Qytetit konsiderohet si simboli i identitetit të Përmetit. Gjeologët thotë që është shkëputur nga Mali i Dhëmbelit pas një tërmeti, kurse legjenda tregon ndryshe.
Do jua tregojmë edhe atë. Po ju zbulojmë njëherë si u ndriçua guri e u bë shumëngjyrësh.
Deputetja e Përmetit, Mirela Kumbaro ka çuar para projektin për ta ndriçuar Gurin, si pamje, por edhe si histori. Ajo tregon për Tiranapost se gjjthçka nisi në vitin 2016.
“Në 2016 kur fillova të punoja në Përmet, menduam se si të nxirrnim në pah emblemën e Përmetit, Gurin. Ndriçimi do e bënte atë të veçantë. Punova me shumë qejf për këtë projekt dhe realizuam restaurimin dhe ndriçimin me një sistem që ndryshon ngjyrat në blu, jeshile, lejla dhe e kuqe. Në qershor të 2017-ës, kur edhe u zgjodha deputete e Përmetit, e inauguruam si një lodër të madhe që gëzon të mëdhenj e të vegjël”, tregon Kumbaro.
Po Legjenda cila ishte? (Për ty që vdes për histori të tilla)
Kryezoti i krahinës Premti, që i dha emrin qytetit, kishte ndërtuar mbi Gurin e Qytetit një kala. Sot kalaja është rrafshuar. Kanë mbetur muret, dëshmi e legjendës. Ishte fundi i shekullit XIV. Ushtria e Sulltan Mehmetit, pushtoi Janinën. Pas Janinës i erdhi radha Përmetit. Premti kishte vdekur dhe kryezot i qytetit ishte nipi i tij, Gjergji, i cili kishte një vajzë, Diestrën me foshnjë në gji. Një natë turqit mbërritën në qytet. Kryezoti ishte jashtë tij. Në kështjellë ishte vetëm vajza. Turqit kërkuan çelësat e fortesës dhe dorëzimin e vajzës. Diestra mori në dorë djepin me djalin dhe u hodh nga maja e shkëmbit. Në rrëzë të Gurit të Qytetit, gjendet një gur i lëmuar ku u përplas Diestra. Mbi gur disa shenja: Dora e foshnjës ose vijat e djepit. Këtë thotë legjenda.
Mbi gurin e Përmetit ruhen rrënojat e një pike të lashtë me mjaft vlerë nga ana arkeologjike.
Fortifikimi, sipas arkeologëve, u përket shekujve 4 – 6 . Në rrëzë të shkëmbit ruhet edhe një trakt i periudhës antike, që nga teknika e përdorur përngjan me fortifikimet e shekullit të 3 para
Sipas burimeve, ky fortifikim është përdorur si një pikë sinjalizimi për një garnizon ushtarak, i cili kishte nën kontroll luginën e Vjosës. Duke shfrytëzuar vendosjen e gurit dhe lartësinë e tij, kjo pikë ishte thelbësore për sigurinë e të gjithë zonës. Muret janë izodomike, me blloqe gëlqerori në trajtë katërkëndëshe, faqet i kanë të latuara dhe ballin e rrafshët.
Një histori po aq fantastike sa edhe pamja.
Krishtit e që ngrihen më tej edhe në luginën e Drinos. Sipërfaqja e shkëmbit ka dhuruar mjaft qeramikë që i përket antikitetit të vonë, por edhe mesjetës.