Rinisi transporti detar por Porti i Sarandes bosh, asnjë anije drejt Korfuzit apo Brindizit

Transporti detar në Shqipëri ka rinisur funksionimin e kufizuar por porti i Sarandës mbetet i pezulluar për shkak të vendimeve të shteteve fqinje për të vijuar të mbajnë të mbyllur kufijtë.

Sot nga porti i Sarandës nuk është nisur ende asnjë anije, drejt Korfuzit Po kështu linjat detare me Brindizin mbetet e pezulluar.

Porti detar vijon të jetë i pezulluar për  mbi 3 muaj dhe kostot e humbjes janë të mëdha.

Nga data 1 prill priteshin të mbërrinin në Sarandë 4 mijë turistë ditorë.