SKANDAL/ Minoritari grek i vë flakën flamurit shqiptar në mes të Sarandës, Policia hesht (VIDEO)

Një ngjarje skandaloze ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Sarandës, aty ku një minoritar grek i ka vënë flakën flamurit shqiptar.

Mediat e qytetit bregdetar raportojnë se minoritari grek nga Finiqi quhet Manolis Vitos dhe dje në mbrëmje në mes të shëtitores së Sarandës i ka vënë flakën flamurit shqiptar.

Sipas tyre, deri tani Policia ka heshtur dhe nuk e ka ndaluar minoritarin.

Qytetarët e Sarandës janë irrituar nga veprimi i Manolis Vitos pasi aktin e rëndë ai e ka filmuar dhe e ka shpërndarë në rrjetet sociale.

Ky është momenti kur minoritari grek i vë flakën flamurit shqiptar në mes të Sarandës

Posted by Sarandanews.com on Monday, June 15, 2020