FOTOT/ Syri i Kaltër, parajsa në zemër të Shqipërisë
Me gjithë bukurinë qe e karakterizon jugun e vendit, Syri i Kalter është një parajsë natyrore në zemër të Shqipërisë.
Një nga perlat e natyrës shqiptare, e lakmuar nga shumë turistë çdo vit. Është një luginë shumë piktoreske ku nga një burim i kaltër del një ujë i kristaltë.
Kjo bukuri natyrore ndodhet në fshatin Muzinë të Rrethit të Delvinës.
Gjelbërimi i dendur i lisave që rrethojnë burimin e kaltër, aty ku fluturojnë të lira qindra flutura, e bën atë vendin ideal për të organizuar një piknik, ose për të konsumuar diçka në restoratet që ndodhen aty afër.
Syri i kaltër mbetet tashmë një destinacion i rëndësishëm i turizmit Shqiptar në këtë situatë Covidi.
Disa pamje nga magjia dhe bukuria e ujit të kristaltë.